Efi Dhedhes është një nga ish-banoret, e cila është votuar për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Mbremjen e djeshme Efi sapo ka hyrë në shtëpi është pozicionuar menjëherë në lojë, duke sulmuar Dea Mishelin, e cila rreth një muaj më parë e eliminoi nga gara duke e nxjerrë në nominim me Luizin dhe Kiarën.
Efi mesa duket ka hyrë me mision të qartë dhe i është drejtuar Deas: “Shumë shpejt do të bëjë gati valixhet për të dalë jashtë“, duke treguar hapur dëshirën e saj për hakmarrje. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Olta Gixhari u largua nga gara dhe katër ish-banorë patën mundësinë të rikthehen në shtëpi.