Sot, 26 vajza nga Kosova kanë diplomuar në fusha të ndryshme në degën e energjisë, në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Des Moines Community College (DMACC).
Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një postimi në ‘Facebook’.
Osmani ka thënë se studimet në DMACC iu mundësuan vajzave kosovare përmes programit të MCC ‘Woman in Energy’.
“Pas një rrugëtimi akademik 2 vjeçar të tyre, ato kthehen në Republikën e Kosovës me njohuri dhe ekpertizë në fushën e: burimeve të ripërtëritshme të energjisë, prodhimit të energjisë elektrike, trajtimin e ujërave të zeza, e shumë fusha tjera të vyeshme”, ka thënë Osmani.