Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kroacia do ta ndihmojë FSK-në drejt transformimit në ushtri, reagon Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha sot se ushtria e Serbisë nuk është më e dobët se ushtritë e rajonit. Vuçiq ka komentuar deklaratën e Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë për ndihmën e shtetit kroat për FSK-në për transformimin drejt ushtrisë duke thënë se Kroacia nuk është më e fuqishme se Serbia. Sa i përket ndërtimit të bazës së FSK-në në Mitrovicë, presidenti serb tha se nuk do të luajnë me zjarr.

Vuçiq ka thënë se duhet të vazhdohet me investime në ushtrinë serbe sepse është garantuesi kryesor për paqen dhe mbrojtjen ndaj ndonjë agresioni.

“Gjithçka është e qartë sot se kush është i fortë, i fortë është ai që ka ekonominë më të fortë. Serbia ka një të ardhme të mrekullueshme, e fuqishme me ushtrinë”, ka thënë ai, shkruan Kurir.

Vuçiq komentoi edhe ndërtimin e bazës së FSK-së në Mitrovicë, duke thënë se nuk do të luajnë me zjarr.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net