Ish-banorja, Ermiona Lekbello ka kërkuar urgjen mbylljen e “Big Brother Vip” duke thënë se autorët e këtij reality-show kanë kaluar çdo tolerancë për shkak se janë të pangopur me para.
Ajo u bën thirrje drejtuesve të produksionit dhe bashkëpronareve, Sara Hoxha dhe Lori Hoxha që të mbyllin spektaklin e “Big Brother VIP”, pasi banorëve aty brenda po u rrezikohet jeta. Ermiona ka publikuar një video ku shihen banorët brenda shtëpisë të cilët dëgjojnë të shtënat nga ngjarja e së hënës, duke shkruar:
“Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më. Të paguajnë këtë fatkeqësi që ndodhi. Mos i hengshi paratë”, ka shkruar Ermiona. Kujtojmë se një dy ditë më parë media Top Channel ka rënë pre e sulmit të kallashnikovit ku për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i sigurisë.