Disidenti
Lajme

Harrohet Elezi, mbetet Lumezi

0Shares

Pas marrjes së të gjitha institucioneve qendrore nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, ka nisur edhe fshesa e ndërrimeve të udhëheqësve thuajse nëpër të gjitha institucionet.

Edhe përkundër premtimeve se fshesa do të vazhdojë edhe tek udhëheqësit e lartë të institucioneve të drejtësisë përkatësisht Prokurorisë së Shtetit, asaj Speciale, Gjykatës Supreme e të tjera, ky premtim vështirë se do të jetë i realizueshëm para procesit të vetingut.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë gjithë kohës ka goditur ashpër kryeprokurorin e shtetit Aleksander Lumezi, i cili e përfundon mandatin pranverën e vitit 2022 e të tjerëve.

Ndër premtimet e para që Albin Kurti kishte dhënë ishte ta kthejë Elez Blakajn në Kosovë pasi sipas tij ky i fundit u përndoq nga Kosova.

“Shkon Lumezi vjen Elezi”, pati deklaruar kreu i Vetëvendosjes dhe tashmë kryeministër i Kosovës Albin Kurti duke thënë që Lumezi do të largohet nga Prokuroria e Shtetit dhe në vend të tij të vije Elez Blakaj ish prokurori i cili la Kosovën, për të shkuar në Amerikë.

“Ndër gjërat e para që do të bëjë LVV, është ta kthej Elez Blakajn në Kosovë. Pra prokurori Blakaj iku sepse e përndoqët nga Kosova dhe ai ndodhet në SHBA, por me qeverinë tonë do të kthehet në Kosovë”, ka premtuar Albin Kurti.

Por si duket Kurti harroi Elezin, për ta lënë Lumezin.

Se çfarë do të ndodh me kryeprokurorët e kryetarët e gjykatave a do të kërkohen dorëheqjet e tyre nuk flet askush për “Syri.net” as nga kryeministria e as nga Ministria e Drejtësisë, e as nga sistemi prokurorial e ai gjyqësor.

Drejtori i institutit ISEG dhe njohësi çështjeve të drejtësisë Jeton Halimi, tha për “Syri.net”, se LV-ja gjatë fushatës ka premtuar se nëse vjen pushtet do ta bëjë vetingun dhe Ligjin Anti-mafia dhe do t’ia konfiskoj pasurinë e fitur me vepër penale, me theks të veçant ish-pushtetit tani në opozitë.

Ai shtoi se po ashtu ishte premtuar se do ta largojë edhe kryeprokurorin e shtetit Aleksander Lumezin dhe do ta kthejë Elez Blakajn në Prokurorin e Shtetit.

Jeton Halimi drejtor i institutit ISEG, tha se ishte premtuar se do ta reformojnë sistemin gjygjësor dhe prokurorial, sidomos gjyqtarët, prokurorët deri dje të njejtit i kanë ofenduar në mënyrën më të keqe dhe po me të njejtit synojnë të bëjnë drejtësi.

“Siç po shihet fillimi i kësaj çështje nuk ka filluar mirë dhe aspak profesionale ka zëra nga Ministria e Drejtësisë, duke ju thënë githçka fillon me me neve. Kjo qasje dëshmon shumë qart se nuk jonë profesional dhe nuk dinë me punue në menyrë profesionale dhe etike”, tha Halimi.

Drejtori i ISEG-ut shtoi se të flitet me këtë gjuhë nga profesionistët e fushës drejtësisë nuk është etike.

Sipas tij kryeministri Albin Kurti në vend që të mirret me punët e Shtetit për të siguruar vaksinat Anti-Covid e mbyll shtetin për 12 ditë në izolim total dhe shkon në shtetin e Shqipërisë për fushat me para të taksapaguesve kosovarë.

“Këto veprime dhe mos punë duhet t’i vlersojnë qytetarët dhe mërgata jonë se kryeministri Kurti çfarë punon dhe vepron për popullatën”, tha njohësi i çështjeve juridike Jeton Halimi.

Avokati Afrim Salihu, tha për “Syri.net”, se viti që sapo kemi hyrë dhe ndryshimet politike, po shihet si vit ideal kur duhet të fillojë procesi i vetingut në drejtësi, si formë e vetme që të kthehet besimi në sistemin e drejtësisë në vend.

Por të rikujtojmë se sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial janë pushtete të ndara e të pavarura dhe emërimi, riemërimi dhe shkarkimi i kryeprokurorëve, prokurorëve e kryetarëve të gjykatava e gjyqtarëve realizohen nga ana e Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor.

Mandati i prokurorëve e gjyqtarëve është i përhershëm deri në moshën e pensionimit, sikurse është përcaktuar me ligj, përveç nëse shkarkohen në pajtim me ligjin.

Derisa po vazhdojnë shkarkimet në institucione të ndryshme udhëheqësit e sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor vazhdojnë të ndihen paksa më komod, por situata mund të ndryshoj edhe për kundër se këto instituticone janë të ndara e të pavarura.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net