Disidenti
Lajme

Hyseni i komentoi, Abdixhiku e bllokon në Facebook

0Shares

Ish-kryediplomati Skender Hyseni është ankuar në rrjetin e tij social Facebook se pasi i kishte komentuar liderit të LDK-së Lumir Abdixhiku i cili përmes një shkrimi tha se “Kurti ka bërë gabime të pariparueshme në Ohër”, ai e ka bllokuar nga Facebook-u i tij.

Hyseni tha se për të ishte hera e parë që po i komentonte “dikujt” në murin privat, por komenti i tij mesa duket nuk i ka “pëlqyer” Abdixhikut, i cili pastaj ia kishte fshirë atë.

“Pas vetëm pak sekondash, vërejta se syri “vigjilent” i Lumirit, më kishte bllokuar dhe kishte fshirë komentin tim.. Kjo është akoma më shqetësuese!”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e tij.

Ai ka postuar edhe komentin që i ka bërë Abdixhikut, i cili tashmë është i fshirë nga postimi i tij i fundit.

Postimi i plotë:

Lumir Abdixhiku, “lideri” i LDK-së, paska bërë një deklaratë sonte vonë, ku paska thënë që Kurti ka bërë gabime të pariparueshme në Ohër. Përtej prakatikës time, për herë të parë komentova në murin e ndokujt në FB.

Pas vetëm pak sekondash, vërejta se syri “vigjilent” i Lumirit, më kishte bllokuar dhe kishte fshirë komentin tim.. Kjo është akoma më shqetësuese!

Një lider partie nuk e ka guximin të perballet me kritikën!

Sa pë dijeninë tuaj, ky ishte përafërsisht komenti im në postimin e Abdixhikut:

“Nuk e kam zakon dhe ështe hera e parë që komentoj në murin e dikujt, por ja që nuk munda të mos komentoj hipokrizinë tënde politike, Zotëri Lumir Abdixhiku. Ka kohë që kam thënë se Kurti do të bëj gabime të pariparueshme.

Por Kurti ka bërë gabime të pariparueshme edhe me përkrahjen tuaj gjeneroze zoti Abdixhiku. Përkrhaja juaj e parezervë për politikat idioteske të Kurtit e Osmanit në veri të vendit gjatë dy vjetëve të kaluara, ka sjellur ‘ndëshshkimin ndërkombëtar” në Ohër. Ndëshkim, të cilin, unë, megjithate e mirëpres, ngase e pakta ndërpenë katandisjen e mëtejme të vendit tonë.

Ka situata politike, kur heshtja të ruanë pak kredibilitet!

Mbase edhe pak ftyrë!

Pra, mjaft me hipokrizi!”

S.H.

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net