Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kjo është ambasada e vetme që jep viza turistike në Kosovë

Ambasadat e huaja që janë në Kosovë tash e një kohë nuk janë duke lëshuar viza turistike për qytetarët e Kosovës.

Kosovarët edhe para situatës së krijuar me pandeminë, kanë pasur probleme të shumta që të pajisen me një vizë, ku për të marrë një vizë, qytetarët duhet të plotësojnë kritere të shumta.

Disa nga ambasadat, kanë konfirmuar për Telegraf se për shkak të virusit nuk janë duke lëshuar viza turistike.

Viza vazhdojnë të mos lëshojnë ambasada e Gjermanisë, Zvicrës, Greqisë, Sllovenisë, Italisë e të tjera.

Përjashtim nga ambasadat e lartë përmendura, bën ajo e Bullgarisë, ku përgjatë këtyre muajve kosovarët kanë mundur të pajisen me vizë turistike.

Deri tani ende nuk ka diçka zyrtare se kur ambasadat do të fillojnë të lëshojnë viza turistike, por që disa paralajmërime kanë qenë se ambasadat do të fillojnë punën gjatë muajit maj.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net