Disidenti
Lajme

Walker: Kurtit do t’i thosha duroje presionin, propozimi i BE-së s’është në interesin e Kosovës

0Shares

Ish shefi i misionit verifikues të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker, e ka cilësuar “si të keq” propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai e ka porositur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që t’i bëjë ballë “presionit” nga Perëndimi, meqë ka potencuar se “në këtë marrëveshje askund nuk shkruan që Serbia do ta njoh pavarësinë e Kosovës”.

“Çështja e pavarësisë duhet të jetë prioritet, e më pas duhet të diskutohet për pikat e tjera”, tha Walker gjatë një interviste për Tëvë 1.

“Unë e kuptoj mirë që Kryeministri Kurti është para një presioni të madh nga BE-ja dhe SHBA-ja, siç kanë qenë edhe të tjerët, por kjo marrëveshje për mendimin tim nuk është në interesin e Kosovës. Nëse sot do të flisja me Kurtin, do t’i thosha atij: duroje presionin, sepse me këtë marrëveshje më shumë po ndahet sesa po bashkohet Kosova”, shtoi ai.

Diplomati amerikan shprehet i shqetësuar me propozimin e BE-së, i cili e ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk mund ta pranoj këtë plan kur po flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë. Unë nuk e shoh që komuniteti serb është i diskriminuar në Kosovë, përkundrazi kanë shumë të drejta, madje kanë edhe ulëse të siguruara në Kuvend. Mendoj se gjërat janë duke shkuar në drejtimin  gabuar dhe kjo nuk është aspak mirë për të ardhmen e Kosovës”.

Pos Wolker edhe dy partitë më të mëdha opozitare në vend, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike vlerësojnë se Plani Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk është në favor të Kosovës, pasi s’e ka njohjen reciproke në qendër, por formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Marrëveshja e 27 shkurtit e cila ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, në asnjërën nga 11 nenet e saj nuk parasheh njohjen e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë, por Kosovës përveç themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i kërkohet që së bashku me Serbinë ta formalizojnë statusin e Kishave Ortodokse Serbe. /Albanianpost.com

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net