Spahiu ka shkruar se aq shumë mllef ka mes nesh, saqë Kosova zyrtare nuk e ka uruar ende Shqipërinë për zgjedhjet.

“Aq larg është bashkimi kombëtar, sa Kosova ende nuk e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet, ndonëse komshinjtë grek, turq dhe maqedonas e bën të parët”, shkroi ai.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama e urrejnë njëri-tjetrin.

“Hajde prit bashkim prej të tyre kur urrejnë njëri-tjetrin”, shkroi Spahiu.