Disidenti
Lajme

Konfirmon Haxhiu: Kemi formalizuar Grupin Punues për Veting në Sistemin e Drejtësisë

0Shares
Haxhiu ka bërë të ditur se në këtë Grup Punues, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, do të jenë edhe përfaqësues nga institucionet e drejtësisë dhe institucioneve të tjera, shoqëria civile dhe gjithashtu ekspertë të tjerë.

“Grupi punues do të prodhojë një Koncept Dokument, i cili do t’i dërgohet Qeverisë për aprovim, për t’i hapur rrugë më pas zhvillimit të procesit të vetingut, përmes ndryshimeve të nevojshme ligjore apo kushtetuese”

Postimi i plotë:

Sapo formalizuam grupin punues për Veting në Sistemin e Drejtësisë.

Formimi i këtij Grupi është shumë i rëndësishëm për shtetin e së drejtës.
Në këtë Grup Punues, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, do të jenë edhe përfaqësues nga institucionet e drejtësisë dhe institucioneve të tjera, shoqëria civile dhe gjithashtu ekspertë të tjerë të cilët do të kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm për vendin qytetarët.

Grupi punues do të prodhojë një Koncept Dokument, i cili do t’i dërgohet Qeverisë për aprovim, për t’i hapur rrugë më pas zhvillimit të procesit të vetingut, përmes ndryshimeve të nevojshme ligjore apo kushtetuese.

Në emër të Ministrisë falenderoj të gjithë ata që kanë shprehur vullnetin për të kontribuar në këtë proces të rëndësishëm.

 

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net