Disidenti
Lajme

Berisha: Kur s’ki çka bën, lëvize derën. Pra Qeveria Kurti veç e ka lëvizë derën

0Shares

Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha sot në seancën për çëështjen e vaksinave ka deklaruar se Qeveria Kurti s’po bën punë në drejtim të sigurimit të vaksinave anti-COVID.

Ai ka thënë se ministri Arben Vitia u mor me inate politike para se të sigurojë vaksinat.

‘’Ministri i Shëndetësisë në vend të angazhohet për vaksinat, gjen kohë të merret me inate politike e të mos i pranojë rezultat e arritura nga qeveritë e kaluara. Rezultatet tuaja nuk janë as më të përfërta nga ato që keni premtuar’’, shton ai.

‘’Këta mund të quhen kotërsira, por si thotë populli kur s’ke cka bën, lëvize dernë. Pra Qeveria Kurti vec e ka lëvizë derën

“Situata është duke u renduar dhe ka tendencë të dal jashtë kontrollit. Sot do të duhej që së paku 50 për qind e popullatës të ishte e vaksinuar, por kjo nuk ka ndodhur. Ka ndodhur e kundërta e asaj që do të duhej. Ministri i Shëndetësisë në vend se të angazhohej për furnizimin me vaksina, ai merret me inate politike. Më 15 prill ministri Arben Vitia është dashur të nënshkruaj kontratën për furnizim me v aksina, këtë nuk e ka bërë”, ka thënë ai.

Përndryshe, ai ka kritikuar qeverinë për uljen e pensioneve dhe shtesave të punëtorëve shëndetësorë.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net