Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ambasada Gjermane nga kjo ditë njofton se kur nisin terminet për viza në Prishtinë

Jörn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Kosovë dhe Regina Hufnagel, Agjencia Federale e Punësimit, Gjermani pritet që të martën (27 prill) të japin një njoftim se kur do të filloj punën sektori i vizave, caktimi i termineve për viza në Ambasaden e Gjermanisë në Prishtinë. Kjo pritet të ndodh në një organizim nga Instituti GAP, ku ju mund ta ndiqni përmes platformës ZOOM në internet.

Më poshtë lexoni detajet:

Instituti GAP ju fton të merrni pjesë në tryezën e diskutimit mbi studimin e ri të GAP: “Si do të ndikojë pandemia Covid-19 dhe kufiri i ri i imigracionit të Gjermanisë në migrimin nga Kosova?”

Në shkurt të vitit 2020, Instituti GAP në bashkëpunim me Këshillin e Ekspertëve të Fondacioneve Gjermane për Integrim dhe Migrim (SVR) publikuan një raport të përbashkët që analizon nevojat e tregut të punës për sektorë dhe shkathtësi specifike dhe ofron shembuj të rrugëve ligjore të migrimit në dobi të të dyja palëve. Megjithatë, raporti nuk mund të parashikonte që viti 2020 do të shihte sfida të mëdha për tregjet e punës së të dy vendeve, dhe qarkullimit njerëzor në mes atyre.

Si rezultat, Instituti GAP prezanton një raport të ri që merr parasysh pandeminë Covid-19 dhe skadimin e Rregullores fillestare të Ballkanit Perëndimor (RRBP) në vitin 2020. Këto ngjarje të reja pritet të kenë një ndikim të madh në fluksin e emigrimit të qytetarëve të Kosovës në Gjermani, gjë që e bën të nevojshme këtë studim të ri. Duke reflektuar në ndryshimet e migrimit gjatë vitit 2020, Instituti GAP paraqet gjetje të reja në lidhje me vlerësimin e versionit të parë të RRBP, dhe analizon se si pandemia dhe një rregull i ri – kufizimi vjetor i para-aprovimeve të kontratave punës nga Gjermania – ndikojnë në migrimin për punë në Gjermani.

Raporti do të prezentohet në shqip, ndërsa gjatë diskutimit do të ofrohet edhe përkthimi në anglisht.

Ju lutem ndjehuni të lirë ti bashkangjiteni diskutimit tonë. Kontributi juja për këtë temë do të ishte shumë i rëndësishëm.

ZoomLink: https://zoom.us/j/97788154133?pwd=aHMwSVlhY0FOMGNyUUJ5SVYyTTRhUT09
Passcode: 753402

AGJENDA

09:45 – 10:00 Regjistrimi në Zoom

10:00 – 10:10 Fjalët hyrëse dhe moderimi i tryezës: Nora Latifi Jashari, Drejtoreshë ekzekutive, Instituti GAP, Kosovë

10:20 – 10:30 Prezentimi i raportit: Gentian Gashi, Hulumtues, Instituti GAP, Kosovë

10:30 – 10:40 Jörn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Kosovë

10:40 – 10:50 Regina Hufnagel, Agjencia Federale e Punësimit, Gjermani

10:40 – 10:50 Ilir Kapiti, zv. Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Kosovë

10:50 – 11:00 Nora Hasani, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Kosovë

11:00 – 11:20 Diskutim dhe përfundimi.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net