Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ambasada e Kosovës jep lajm të mirë për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës nga Gjermania

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj sot është takuar me drejtorin për rrugë federale të Gjermanisë, Guido Zeilke.

Në atë takim, Zeilke e informoi ambasadorin Cufaj për fillimin e negociatave për njohjen reciproke të patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se të dy Qeveritë po punojnë me intensitet të lartë që marrëveshja të përmbyllet sa më parë.

“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj priti sot në një takim pune Drejtorin për Rrugë Federale dhe Marrëveshje Ndërkombëtare nga Ministria Federale e Transportit dhe Dixhitalizimit, z. Guido Zielke. Në këtë takim, Z. Zielke e informoi Ambasadorin Cufaj për fillimin e negociatave për njohjen reciproke të Patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë. Ambasadori Cufaj falenderoi me këtë rast zyrtarin e lartë gjerman dhe e informoi me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me përbërjen e Grupit Punues në Prishtinë. Rrethanat pandemike kanë vonuar marrëveshjen por më e rëndësishmja është që dy Qeveritë po punojnë me intensitet të lartë që e njejta të përmbyllet sa më parë”, thuhet në njoftim.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net