Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Sot do të varroset Bashkim Brahimi që dyshohet se u vra dje nga djali i axhës në Pejë

Dje ka ndodhur një ngjarje e rëndë në fshatin Novosellë të Pejës pasi Bashkim Brahimi mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Personi që dyshohet se ka kryer këtë akt është Faton Brahimi, i cili njëkohësisht është edhe djali i axhës së tij, kurse krejt kjo ngjarje pretendohet se ka ndodhur për motive pronësore.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30, kurse sot në orën 18:00, në varrezat e fshatit Novosellë do të varroset tashmë i ndjeri Brahimi, i cili ka qenë edhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka dhënë detaje të reja.

Siç njofton Policia, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, paisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, paisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net