0Shares
Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e votës rreth orës 09:00 në njësinë numër 5 në kryeqytet.
“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun, duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili i ka. Dita është e bukur, me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje, uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njëri, që ashtu sikurse unë ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, tha Kurti.
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri është pjesë e këtyre zgjedhjeve me tre kandidatë të pavarur që kandidojnë në qarqet Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër.