Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Bashkim Brahimaj, i cili u vra sot në fshatin Novosellë të Pejës, ishte edhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Bekë Berisha, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Lajm i trishtë për humbjen e jetës së bashkëluftëtarit Bashkim Brahimaj! Ngushëllime familjes dhe shokëve”, ka shkruar Berisha në një postim në Facebook.

Në pasditen e së shtunës 47 vjeçari, Faton Brahimaj ka qëlluar me armë AK47 në drejtim të shtëpisë së djalit të axhës së tij, Bashkim Brahimaj, ku si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Dyshohet se vrasja ndodhi për shkaqe pronësore.

Image
[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net