Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Novosellë të Pejës.
Nga ky incident ka mbetur i vdekur një person teksa i dyshuari është në arrati, njofton Klan Kosova.
Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:40 Policia ka marrë informacionin për një vrasje me armë në Novosellë, menjëherë i është përgjigjur informatës dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në një trup ku vdekjen e viktimës ka konstatuar edhe mjeku kujdes”.
“I dyshuari është në arrati teksa policia në kërkim të të dyshuarit dhe në hetim të rastit”, tha Gashi.