Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

I hyn fshesa Policisë së Kosovës: Suspendohet dy komandantë

Dy zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës janë suspenduar nga detyra e tyre zyrtare.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për komandantin e Stacionit “Alfa” në Prizren, Qamil Kroni si dhe komandantin e nën stacionit të Zhurit, Zymer Susuri.

Suspendimi i majorit dhe rreshterit ndërlidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Komandantët e PK-së dyshohet se kishin ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Të njëjtit raportohet se bënë “prekën” një tiketë trafiku, madje duke ia ndryshuar vlerën e gjobës së saj.

Lidhur me këtë rast ishin të informuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës si dhe Prokuroria e Shtetit.ImageImage

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net