Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Stresi ka komentuar pak mënyrën se si e gjykon Edonin si person, por edhe komunitetin LGBT, që Victoria Owns e përfaqëson brenda shtëpisë.
Stresi ka mohuar të ketë ndonjë shok te tille, ndërsa ka thënë se e respekton Edonin, por rreth komunitetit të tij nuk është i informuar mirë “Unë nuk kam informacion për komunitetin e Edonit, e përkrah vetëm Edonin.
Parullat që ata dalin në protesta jam kunder unë e kam thënë se nuk shkoj në koncertin e tij. Por, për komunitetin nuk mund ta them, nisur nga parada e fundit e tyre”, ka thënë Stresi.
“Unë nuk mundem ta përkrah, sepse i takoj një familjeje besimtare që i përulemi Zotit, dhe kur e shoh një parullë karikaturë te tille unë shokohem”, ka shtuar Stresi duke vazhduar kete bisede me banoret tjere.
Shiko videon: