Disidenti
Lajme

Sylë Tahirsylaj shpjegon motin e ngrohtë në janar dhe tregon kur merr fund

0Shares

Meteorologu i njohur, Sylë Tahirsylaj ka thënë se në javën që po vjen pritet t’i vijë fundi motit me diell.

Ai ka dhënë edhe arsyet e motit të mirë që po mbretëron edhe në ditët e para të janarit.

“Këto janë cikle meteorologjike, varen nga fusha barike, ose fusha e shtypjes së lartë atmosferike, momentalisht i gjithë gadishulli Ballkanik dhe një pjesë e Evropës është nën ndikim të fushës anticiklone, që e ka shtri veprimin dhe nuk ka ndryshuar për këto ditë.” deklaron meteorologu Sylë Tahirsylaj.

Ai ka thënë se të reshura pritet të ketë edhe në pjesë të vendit nga java që po vjen, kur do të bien edhe temperaturat.

Por, Tahirsylaj nuk e lidh motin e këtyre ditëve me ngrohjen globale, pasi thotë se edhe në të kaluarën ka pas situata të tilla, si në vitin 1906 dhe 1907.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net