Avdyl Kabashi nga Gurrakoci i Istogut tërë jetën ia kushtoi uniformës së Policisë së Kosovës. Para pak muajsh, Kabashi u pensionua nga detyra e policit, por jo edhe nja nga profesion me i vjetër që kishte, instrumenist i defit.
Ditën në shërbim të sigurisë, e në mbrëmje në shërbim të muzikës e atmosferës. Kështu mund të përshkruhet me pak fjalë një ditë e zakonshme për Avdylin nga Istogu. Kabashi është anëtar shumëvjeçar i shoqërisë artistike “Selman Kadria”, ndërsa përveç defit me devotshmëri i bie edhe tupanit. Si polic e defator, Avdyli ka edhe një profesion shtesë.
Ai është fermer i njohur në zonën e Istogut duke mbajtur dhjetëra-qindra krerë gjedhesh. Se si ishte karriera e tij prej polici e defatori dhe cilat janë angazhimet e tij në këtë profesion, Avdyl Kabashi ka dhënë detaje në storien e mëposhtme./Indeksonline/