Disidenti
Lajme

Gazetari Olluri: Shkuan ia qitën shiritat “Kobra City” për mungesë dokumentacioni, pse nuk kqyrshit ma herët?

0Shares

Gazetari Parim Olluri ka thënë se lokali “Kobra City” në pronësi të Dibran Hoxhajt që u arrestua sot për vrasjen në Prizren, është mbyllur për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Olluri ka pyetur se pse nuk është parë më herët për mungesën e dokumentacionit.

“Pse nuk e kqyrshit ma heret per dokumentacion? Para hundeve e keni kete lokal. Edhe s’ka lokal ma te famshem andej pari.” – ka thënë ai.

Në fund, Olluri ka shkruar: “Shtet hajgare”.

Postimi i plotë:

Shkuan ia qiten shiritat “Kobra City”, diten e vrasjes. Arsyetimi: Ka mungese dokumentacioni.

Pse nuk e kqyrshit ma heret per dokumentacion? Para hundeve e keni kete lokal. Edhe s’ka lokal ma te famshem andej pari.

Shtet hajgare!

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net