Disidenti
Lajme

Zhduken disa prova, pamjet e kamerave të sigurisë së ‘Kobra City’ nuk po i gjen Policia

0Shares

Vendi është tronditur sot pas një vrasje që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku 31 vjeçari Visart Cengu nga Shqipëria mbeti i vrarë dhe u palgos edhe një 27 vjeçar.

I dyshuar për këtë është Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën Kobra. Krimi ndodhi në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”.

Siç raporton Kallxo.com përpos armës së krimit e cila është zhdukur dhe ende nuk është gjetur, nga lokali i natës “Kobra City” janë zhdukur edhe kamerat e sigurisë.

Policia nuk ka arritur të gjejë asnjë material filmik të ngjarjes, pasi punëtorët janë arsyetuar se kamerat nuk punojnë pasi të njëjtat ishin marrë nga policia rreth një vit më parë.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net