Disidenti
Lajme

Dibran Hoxha mohon gjuajtjen me armë, pretendon se ishte në Gjilan

0Shares

Dibran Hoxha, pronari i lokalit të natës “Kobra City” në Prizren ka mohuar se ka gjuajtur me armë zjarri ku mbeti i vrarë një person nga Kukësi dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Burime të KALLXO,com kanë konfirmuar që gjatë intervistimit në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren, Dibran Hoxha ka mohuar të ketë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur vrasja.

Sipas këtyre burimeve, ai ka thënë që në atë kohë ishte jashtë Prizrenit.

Ai u ka thënë zyrtarëve policorë se në atë kohë kishte qenë në Gjilan.

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku ka mbetur i vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi dhe është plagosur një 27-vjeçar poashtu nga Kukësi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tek vrasja ka ardhur pas një konflikti fizik që kishte ndodhur në një lokal nate, që më vonë u konfirmua se ishte “Kobra City”.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit e ka kofnirmuar sot gjatë ditës se pronari i “Kobra City” bashkë me 4 persona të tjerë ishte duke u intervistuar në stacionin e Policisë.

“Pronari me një pjesë të stafit është në stacion të policisë duke u intervistuar dhe janë duke i ndërmarr disa masa tjera hetimore. Pesë persona në mesin e tyre edhe pronari i lokalit janë në stacion” – kishte thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit./Kallxo,com

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net