Disidenti
Lajme

Plagosje në një aheng: 54-vjeçari qëllon aksidentalisht me armë baxhanakun, arrestohet

0Shares

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve. Kështu zgjodhi të festojë edhe një person mbrëmë në Rahovec, por e pësoi një familjar i tij, të cilin e plagosi, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në fshatin Dobidol ku po mbahej një dasmë në oborrin e një shtëpie dhe dikush zgjodhi të gjuajë me armë në shenjë gëzimi, por fatkeqësisht plagosi baxhanakun e tij, i cili u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari N.M., fillimisht ka gjuajtur tri herë, duke menduar se s’ka më shumë fishekë, por më pas dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur përsëri armën, por këtë herë e qëlloi viktimën.

Posa Policia u njoftua për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është arrestuar personi i dyshuari, i cili ka rrëfyer para policëve se si kishte ndodhur ngjarja, ku i rrezikoi të gjithë dasmorët.

Burimet thonë se përveç se e përdori armën dhe shkaktoi rrezik, i njëjti dyshohej se e mbante atë kundërligjshëm, pra pa autorizim, të cilën më pas e dorëzoi. Arma me fishekë dhe gëzhojat që u gjetën në vendin e ngjarjes janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari u shoqërua në stacion policor.

Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe janë iniciuar rastet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net