Disidenti
Lajme

Vjedhja e bagëtive kthehet në shqetësim, suharekasi e gjen stallën thatë – ia marrin lopët në vlere të 6 mijë €

0Shares

Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive. Kështu ka ndodhur edhe dje në fshatin Bllacë të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se një qytetar ka njoftuar Policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku janë vjedhur disa lopë, vlera e të cilave është rreth 6 mijë euro.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja nuk ishte në shtëpi.
Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohet personi apo personat e përfshirë në vjedhje, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar qe rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë”.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net