Disidenti
Lajme

Reagimi i ish-presidentit Rugova pas sulmit të serbëve ndaj familjes Jashari

0Shares

Menjëherë pas sulmeve të forcave serbe në Prekaz, ku ra heroikisht familja Jashari, kishte reaguar edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Rugova në një konferencë para gazetarëve të huaj, kishte akuzuar regjimin serb për një fushatë të spastrimit etnik.

Mënjehërë pas datës 7 mars ku ra heroi Adem Jashari dhe familja e tij në Prekaz, Rugova kishte folur para gazetarëve duke deklaruar se sulmet e tilla ishin skenar i regjimit serbë për spastrimin etnik ndaj shqiptarëve, transmeton Magazina.al

“Raportet nga zona thonë se sulmi në fshatin Prekaz ka rifilluar këtë mëngjes. Kjo është masakra e dytë kundër popullsisë së Drenicës dhe Kosovës brenda një jave, në këto masakra u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë, pleq dhe gra”, thotë Rugova.

Ish-presidenti i cili gjatë luftës njihej për politikën paqesore, dëgjohet duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë për t’i ndalur këto sulme të përgjakshme kundër popullësisë shqiptare nga forcat serbe.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net