Disidenti
Lajme

Dje u zgjodh Nënkryetar i Gjykatës, sot e liroi Pantiqin. Express sjell Aktvendimin, i cili e habiti Kurtin

0Shares

Prokurori special Afrim Shefkiu kërkoi zbutjen e masës së sigurisë ndaj ish-policit Dejan Pantiq dhe kjo u aprovua me vendim të gjyqtarit te procedurës paraprake Mentor Bajraktari. Ky i fundit të martën u zgjodh nënkryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës. Të dy e habitën kryeministrin Kurti se si një i dyshuar për terrorizëm mund të lihet në arrest shtëpiak.Gazeta Express posedon aktvendimin e plotë për zbutjen e masës së sigurisë ndaj Pantiqit dhe në vijim të tekstit mund të lexoni detaje.

Ish-zyrtari policor serb, Dejan Pantiq, është arrestuar më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës. Por, Pantiq nuk e vuajti paraburgimin në burg, ai gjatë gjithë kohës qëndroi në veri dhe për shkak të tij u ngritën mbi 10-të barrikada atje. Përkundër tensionve që shkaktoi, Pantiqit sot iu zbutë masa e sigurisë.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, theksohet se Pantiqit iu zëvendësua paraburgimi me arrest shtëpiak deri më datën 9 janar 2023.Me këtë vendim, urdhërohet Policia e Kosovës që ta marrin Pantiqin nga Jarinja dhe ta dërgojnë në shtëpinë e tij.

Por, kryeministri i vendit Albin Kurti u shpreh i habitur me vendimin e gjykatës për Pantiqin.

“Mirëpo kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak.. , unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që kërkon arrest shtëpiak e cili është  ai gjyqtar  i procedurës paraprake që e aprovon”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Propozimi i prokurorit të shtetit Afrim Shefkiu për zbutjen e masës së sigurisë për ish-policin Pantiq u bë me arsyetimin se janë duke u zhvilluar hetimet ndaj të pandehurit.

Tutje, si arsyetim u përmend edhe gjendja shëndetësore e Pantiqit dhe nevoja për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Ky propozim është aprovuar nga gjyqtari i procedurës paraprake Mentor Bajraktari, duke u vlerësuar si i bazuar.

Bajraktari ka “vlerësuar se edhe me masën e arrestit shtëpiak do të sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë dhe nuk do të dëmtohet zbatimi me sukses dhe i rregullt i procedurës penale. Prandaj zëvendësimi i masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak është i arsyeshëm sepse edhe me këtë masë do të arrihet që të sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë”.

 

Serbët kishin vendosur kusht lirimin e Pantiq për heqjen e barrikadave dhe nuk dihet nëse lënia e tij në arrest shtëpiak ua plotëson apetitet për heqjen e barrikadave.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se kriminelët po e sfidojnë ligjin në veri dhe po synojnë destabilizimin e rajonit dhe cenimin e integritetit territorial të Kosovës, të shtyrë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net