Aktivistja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka kundërshtuar Gjykatën Speciale.
Në protestën e organizuar nga kjo parti kundër Speciales, ajo ka thënë se kriminalizimi i UÇK-së nga kjo gjykatë do të sjell pasoja të mëdha për shtetin e Kosobës.
Sipas saj, kur kriminalizohet UÇK-ja, atëherë kriminalizohet i tërë shteti i Kosovës.
“Kur kriminalizohet UÇK-ja, atëherë kriminalizohet i tërë shteti jonë. Na u tha që kur themelohet Gjykata Speciale, UÇK-ja shpërlahet. E siç po shihet e vetmja gjë që po na sillet nga kjo gjykatë është padrejtësi”, ka thënë ajo.
Ajo ka deklaruar se lufta e UÇK-së e ka sjell lirin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Nëse kjo shoqëri është shtet atëherë UÇK-ja është vet liria. UÇK-ja është arsyeja që sot ekzistojmë”, është shprehur Kuçi.