Profesori dhe analisti politik, Enver Bytyçi ka reaguar ndaj Enver Hasanit, i cili kishte shkruar një pamflet kundër ASHAK-ut.
Bytyçi pohon se Hasani shkruan se pse Vuçiqi nuk e sulmon Kosovën njësoj si Millosheviqi.
Profesor Bytyçi tutje pyet se, “a mund të provoni faktin se Hashim Thaçi bashkë me Ramën e Vuçiqin nuk punuan për ndarjen e Kosovës”?
Profesori pyet se “a mund të thonë se Vuçiqi nuk provokon çdo ditë luftë në Kosovë, njësoj si Millosheviqi?
Reagimi i plotë:
Miku im, Enver Hasani, paska shkruar nje pamflet kunder memorandumit te ASHAK-se dhe e quan gjithcka, pervecse nje dokument me te verteta. Cili eshte argumenti qe perdor? Po jap vetem nje prej tyre:
Zoti Hasani thote se ne dokument shkruhet se Rama eshte mik i Vuciqit dhe Vuciq eshte njesoj si Miloshevici! “Atehere shkruan Hasani, pse Vuciq nuk e sulmon Kosoven njesoj si Miloshevici”!
Me mjafton ky lloj demantimi qe nuk merr parasysh rrethanat e ndryshme ne kohe te ndryshme, qe te konkludoj se reagimi i profesor Hasanit eshte metafizik, mllefist, i njeanshem, ndoshta edhe i porositur!
Sa i perket vendimit te Gjykates se Drejtesise ne Hage me duhet t’i kujtoj profesor Hasanit, se ajo gjykate jo vetem thote se “Pavaresia e Kosoves eshte ne pajtim te plote me te drejten nderkombetare”, por thekson gjithashtu se “Pavaresia e Kosoves nuk bie ndesh as me Rezoluten 1244”!