Disidenti
Lajme

Mehmeti tregon me emra: Ja kush ishte i përfshirë në pazarin e Thaçit për zhbërjen e Speciales

0Shares

Ish ambasadori i ShBA-ve në Gjermani dhe ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zbuluar së fundi se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po akuzohet nga Gjykata Speciale për vrasje të anëtarëve të LDK-së, ishte i gatshëm që t’i jepte fund Gjykatës Speciale në këmbim të një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

“Jack Smithi e paditi Hashim Thaçin pasi i thashë Bruce Schwartzit të Departamentit të Drejtësisë se palët ishin pajtuar t’i jepnin fund Gjykatës Speciale dhe Jack Smithi do ta humbte vendin e tij të punës (si kryeprokuror i Speciales). Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë për ta përfunduar marrëveshjen finale”, ka deklaruar Richard Grenell.

E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, Hashim Thaçi ka pasur projekt ndarjen e Kosovës, duke u përkrahur edhe nga Grenell dhe Edi Rama.

“Ka qenë e ditur që nga fillimi, Hashim Thaçi me Grenellin dhe Isa Mustafën kanë pasur projekt për të ndarë Kosovën, në këtë projekt ka qenë involvuar Edi Rama dhe Vuçiqi. Kumbara i tyre ishte Grenelli, një lobist në favor të Serbisë. Ka pasur pazar të madh që Hashimi të shpëtojë nga Specialja, Kosova të ndahet dhe kështu të ujdiset gjoja një marrëveshje nga e cila vetëm Kosova do të humbiste”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, ishte ndërhyrja e Gjermanisë ajo që e shpëtoi Kosovën nga ndarja.

“Nëse s’do të ndërhynte Gjermania dhe kundërshtimi i fortë nga opozita në Kosovë sot Kosova do të ishte e ndarë. Fatmirësisht kjo nuk ndodhi, Hashimi përfundoi në Hagë dhe Kosova shpëtoi”, thekson Mehmeti, i cili kryeprokurorin e Speciales e konsideron hero.

“Prokurori Smith është hero, e shpëtoi vendin nga rreziku. Thaçi kishte synim të shpëtonte vetën dhe për këtë ishte gati të ndante vendin”, deklaron Mehmeti.

Për fund, Mehmeti kërkon edhe ndjekjen penale të Hashim Thaçit për tradhti kombëtare.

“Në Hagë e pret dënimi i madh, nëse kthehet një ditë në Kosovë dublet të ndiqet për veprën ” tradhti në tentativë” për ndarje të vendit, përveç ato për hajni. Por nuk pres të ndodh pa Vetting në drejtësi. Asnjëherë s’munden me ik gjykimit ata që kanë punuar kundër vendit, herët a vonë do të ndëshkohen”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net