Disidenti
Lajme

Halil Geci i reagon ashpër Driton Selmanajt: E keni bë president kryekriminelin e Hagës

0Shares

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka reaguar deputetit Driton Selmanaj pas një paraqitje të tij në një emision televiziv.

Geci thotë se, mjer LDK-ja e Ibrahim Rugovës, kush po flet në emër të saj.

Geci ka folur edhe për veriun e tensionuar që është aktualisht, që sipas tij vetëm me një tel me gjemba po ndahet Amerika dhe Rusia, duke aluduar kështu në kufirin e Kosovës të ruajtur nga KFOR-i amerikan dhe andej kufirit Serbia.

“O mjer LDK-ja e Ibrahim Rugovës kush flet në emer të saj. Flet Kica e dërguar nga Kuca, flet Tupanxhija i dërguar i Syrlagjisë nga Broja dhe spiunit Isë i Serbisë. Me politikën tuaj o Tupangji barrikadat ishin mbi urën e Ibrit të ruajtura nga ROJET E URËS dhe KFOR-i Francez. Sot barrikadat janë 80 km në kufi me Rashkën të ruajtura nga policia e Kosovës dhe KFOR-i AMERIKAN ku po ndahen vetëm me një meter tel me gjemba lindja dhe perëndimi. Rusia dhe Amerika, trusne b… e mos lehni o z… se ja keni q… atë nënë këtij vendi mjaft më”, shprehet Geci.

Ai thotë se, Selmanaj në një emision televiziv e kishte futur aparatin e riciklimit në tru.

“Ai dh… nga goje për Institucionet e Kosovës e veçmas për Kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, me një urrejtje të frikshme kriminale, një soj si edhe Vuçiqi dhe Beogradi. Kur gazetari i thotë tupangjisë se Kryeministri Kurti nuk ka nënshkruar as edhe një marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe të gjitha marrëveshjet e dëmshme kanë qenë të nënëshkruar nga qeveritë paraprake, tupanxhija me surlat e tij dhe retoriken e një zuzari arsytohej duke e sharë qeverinë, pa fije arsyje”, shton ai.

Geci tutje shprehet se, Selmanaj në arsytimin e tij e lavdonte qeverinë e Avdullah Hotit dhe mburrej kinse për një njohje të vlefshme.

“Tupangjia nuk ndalej duke e sharë e nënçmuar Presidenten Osmani. Aj thotë se politika e Kurtit i përshtatet vetëm Serbisë, ngase sipas Tupangjisë neve kemi bërë të pa mundur thotë Tupanxhija që t’ia marrim Mupit të Serbisë policinë, dhe kemi arritur t’i veshim në policinë e Kosovës, veç me dëgju kur flet këtë mostrum ta gërditë dynjan, paramendoni se sipas tij e paskan mashtruar Serbinë, duke ja marrë njerëzit e saj në AKI gjyqësi dhe polici! Nëse e shtjellojmë biseden e tij një për një, e sheh se çfarë hipokriti është ky rrenc i cili rren, rren, rren dhe çdokund gjenë arsye për ta shtrëmbuar realitetin”, thotë ai.

Sipas tij, ai si falltor mundohet me ju qit hi syve elektoratit të Kosovës.

“O tupanxhi as edhe një e keqe nuk i ka ndodhur Kosovës pa miratimin tuaj. O tupanxhi ju keni qenë kryekëput pjesë e tradhtive që i kanë ndodhur Kosovës, me humbjen e 8226 h tokë Malit të Zi me ekstrateritore, me nënshkrimin e Zajednicës me kompetenca ekzekutive, më bërjen kryetar shtetit kryekriminelit të Hagës Hashim Polarin i cili që nga fillimi është ditur se po e shet dhe ndanë Kosovën në këmbim të Gjykatës”, shprehet Geci.

Ai vazhdon se Selmanaj dhe rrethi i tij “ia kanë luajtur nënën këtij vendi që 20 vjet”.

“Ju strukturat e Isës dhe Hashimit nuk kani shans të vini në pushtet derisa lloji i tupanxhisë dhe piunat e tyre të ikin nga këto dy parti. Nëse nuk i besoni kësaj që po them unë, dhe populli që po e mbështet dilni në zgjedhje dhe provojeni…!”, përfundon Halil Geci.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net