Analiza e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës po vazhdon të ngjallë reagime të shumta në Kosovë. Rexhep Qosja, akademik i njohur, i ka treguar gazetës Nacionale se nuk e ka lexuar raportin, duke shtuar se “beson se do ta lexojë atë nesër”.
“As nuk e kam lexuar, besoj nesër do ta lexoj.” – ishte përgjigja e shkurtër e Qosjes për Nacionalen.
Kujtojmë që ndaj analizës së AShAK-ut ka reaguar edhe Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, të cilët e kritikuan ashpër analizën e AShAK-ut.
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është cak i kritikave që dy ditët e fundit. E gjitha erdhi pas raportimit të gazetës Nacionale rreth një analize të AShAK-ut rreth synimeve destabilizuese të Serbisë në Kosovë. Gjuha e përdorur dhe qëndrimet e shpërfaqura u kritikuan gjerësisht. Ndonëse doli në emër të AShAK-ut, me të duket se nuk pajtohen shumë anëtarë të institucionit më të lartë të shkencës në Kosovë.
Nacionale ka kontaktuar disa prej akademikëve të AShAK-ut, të cilët refuzuan të flasin për analizën e AShAK-ut. Megjithatë, Nacionale merr vesh nga burimet e saja se AShAK-u është duke përgatitur një reagim ndaj analizës së publikuar më 23 nëntor të vitit 2022.
Siç kupton gazeta Nacionale, mospajtimet rreth përmbajtjes së analizës është i madh brenda anëtarëve të AShAK-ut.
Ndërsa në një përgjigje për Nacionalen, Rexhep Qosja, akademik i njohur kosovar, ka thënë se nuk e ka lexuar ende raportin.
“As nuk e kam lexuar, besoj neswr do ta lexoj.”– ishte i shkurtër reagimi fillestar i Qosjes.