Avokati Arianit Koci ka përmendur tri rastet makabre që ndodhën brenda pak ditësh në Kosovë.
Foshnja e posalindur e futur në lavatriçe, një preson i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan dhe vrasja e Hamide Magashi, 35 vjeqares shtatzënë e cila u vra nga ish-burri i saj, janë tri raste që janë duke u hetuar, por që sipas avokatit në të trija rastet “shteti – zyrtarët shtetërorë janë përgjegjës”.
Postimi i plotë:
1.
– Në Repartin e Gjinekologjisë në Pejë, është futur në lavatriçe një foshnje e vdekur e mbështjellë me çarçafë.
Foshnja u nxorr copa-copa nga lavatriçja!
Rasti është duke u hetuar.
– Në ora 12.40 në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, u gjet i vdekur i paraburgosuri B.E.
I njejti u pranua ditë më parë në këtë institucion.
Rasti është duke u hetuar.
– Hamide Magashi, 35 vjeqarja shtatzënë u vra nga ish-burri i saj – i cili më vonë u vetvra, në oborrin Klinikës së Gjinekologjisë, ku kishte shkuar të lindte.
E njejta ishte nën urdhërin mbrojtës të Gjykatës.
Rasti është duke u hetuar.
2.
Të gjitha këto raste makabre, ndodhën brenda disa ditësh në Kosovë.
Në të trija rastet, shteti – zyrtarët shtetërorë janë përgjegjës.
Vite me rradhë, nuk kërkohet dhe nuk jepët përgjegjësi.
Prandaj kemi ardhë në situatë që për qytetarin nuk ka siguri faktike dhe juridike.