Disidenti
Lajme

Smajljaj për rastin e foshnjës në Pejë: Mjekët po e bëjnë kasapin, të grijnë për lekë

0Shares

Politologu, Avdi Smajljaj, ka shkruar në Facebook se rasti me foshnjën e vdekur në Pejë që u fut në lavatriçe, tregon se mjekët nuk e bëjnë humanistin.

Ai ka thënë se kjo që ka humbur që nga vitet e 90-ta.

Sipas tij, mjekët kosovar e bëjnë “kasapin” dhe të “grijnë për lekë”

Rasti me foshnjën në Pejë, ndër dëshmitë e panumërta se mjekët tonë (me përjashtime shumë shumë të vogla) që nga vitet e 90ta nuk e bëjnë humanistin, siç e kërkon etika profesionale e njerëzore, por e bëjnë kasapin, të grijnë për lekë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, për rastin e tmerrshëm në Pejë, janë suspenduar shtatë punonjës të Spitalit të Pejës.

Ky rast ka nxitur reagime të shumtë. Qytetarë e politikanë janë shprehur të zhgënjyer me sistemin e shëndetësisë.

Kutjojmë se aktualisht, SHSKUK dhe MSH janë më ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm përkatësisht dhe pa ministër që 75 ditë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net