Disidenti
Lajme

“Deklarata e Borrell trimëroi Serbinë dhe bandat kriminale serbe”, publicisti zbulon se cilat janë qëllimet e tij

0Shares

Gjendja në veri po vazhdon të jetë ende nën tensione, derisa barrikadat po vazhdojnë të shtohen ende me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuҫiq.

Këto tensione i ka komentuar publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj. Ai në një prononcim për ‘Bota sot’ thotë se, akuzat jo të drejta,u drejtuan nga Joseph Borrell duke fajësuar Kosovën në raport me Serbinë agresore.

“Akuza sa paushalle, aq edhe hiç reale e shefit të politikës së BE-së, Josef Borrell, sa artificiale aq edhe e njëanëshme, në fajësimin tendencioz të Kosovës, në raport me Serbinë provokatore dhe agresore, shprehet, qartazi, në këtë deklaratë të tij publike: “Do të informojmë kolegët, partnerët tanë, për sjelljen jo konstruktive të palëve dhe për mungesën e respektit, ndaj obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe më duhet ta them këtë, veçanërisht për Kosovën. E di që kjo çon sinjale shumë negative politike”, – kërcënoi, rrast, shefi Borrell qeverinë dhe Kosovën”, vlerësoi Zeqiraj.

Ai thotë më tutje se, reagimi kundërshtues e demantues i kryeministrit Albin Kurti, duke shpjeguar me 8 variantet e propozuara, për zgjidhjen e çështjes së targave ilegale, në një shtet legal, siç është Kosova dhe pranimi i të vetmit propozim, për këtë çështje të presidentit serb, Vuçiq, zbuloi bashkëpunimin e fshehtë Borrell- Vuçiq, edhe për të gjithë dialogun. Pothuaj se po përsëritet intrigimi i shefës të politikës së mëparshme të BE-së, Frederika Mogherini-Thaçi-Vuçiq, për ndarjen e Kosovës.

“Mesazhi që Borrell u dërgoi dy forcave të menduara, deri tani, si mbrojtëse dhe garantuese të kufinjëve të Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, ishte shokues për qeverinë dhe popullin e Kosovës, se nuk kanë as mandat ndërkombëtar dhe as mundësi, për asfarë sigurimi të Kosovës. Dhe, duhet ta respektojnë misionin e tyre të neutralitetit, asnjanësisë, në konfliktin eventual shqiptaro-serb. Ndërkohë, kemi paradoksin unik: Kosovës nuk i lejohet prania ushtarake në mbrojtjen e kufinjëve të saj! Kjo lexohet: Serbia i ka duart e lira të sulmojë, jo vetëm veriun, por edhe Kosovën mbarë, me tankët dhe avionët luftarakë, të furnizuar nga Rusia dhe Kina. Sepse, me disa marrëveshje të pista, Kosovës i ndalohet armatimi i rëndë, duke i lejuar vetëm zotërimin e armatimit të lehtë konvencional”, thotë ai.

Tutje, publicisti Zeqiraj thotë se ‘paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti dhe të Vjosë Osmanit, se Serbia po përgaditët, për një sulm të mundshëm aneksues të veriut të Kosovës dhe mëtej, propaganda lehaqene e PAN-it, por edhe klani mafioz brenda LDK-së, i larguar me votën e elektoratit, e quanin “luftënxitëse, po krijon armiq artificial si Enver Hoxha” dhe përrallisje tjera’.

“Vërtet, fataliteti i Kurtit qëndron në majtizmin e tij anakronik. Por, veprimet e tij në mbrojtje të Kosovës, janë, tërësisht, të kundërta, me ato të filosllavit dhe kriminelit më të madh kundra shqiptar, Enver Hoxha. Japim vetëm një fakt shifror: Janë 6.000 intelektualë shqiptarë të ekzekutuar, të zhdukur, pa varr! Enver Hoxha ka qenë lakeu i bindur jugosllav dhe rus. Shqipëria kurrë nuk është hequr nga lista e anëtarësimit në Traktatin ushtarak të Varshavës, i kryesuar nga Rusia Sovjetike. Në të gjitha votimet në institucionet ndërkombëtare, vota e Shqipërisë ka qenë e bashkuar me atë të Rusisë, Lindjes, kundër Perëndimit, Evropës dhe Amerikës. Enver Hoxha, me propagandën e tij lehaqene, është shpallur “superfuqi propagandistike mediatike botërore!” Edhe pse fëmijëve shqiptarë u mungonte qumështi, ngaqë kishin shterrur gjinjtë, njëherësh, qumështi i lopës dhe i Nënës-nuse”, thekson ai.

Zeqiraj thotë se ishte deklarata e Borrell që trimëroi Serbinë dhe bandat e saj.

“Rrjedhimisht, deklarata bombë e Borrellit, në takimin e fundit dialogues, në Bruksel, trimëroi Serbinë dhe bandat e saj të armatosura, me armatim të rëndë, edhe pse, ligjërisht, mbajtja e një arme, qoftë ajo edhe revole, është penalizuese me ligj”, thotë ai.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net