Disidenti
Lajme

KM Kurti: Republika e Kosovës do mbrohet me forcë dhe vendosmëri

0Shares

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke punuar me KFOR-in dhe NATO-n për të zgjedhur në mënyrë paqësore situatën në veri, derisa ka theksuar se Kosova do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri.

“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Sipas Kurtit, me zgjidhjen e çështjes së targave dhe vonesën e zgjedhjeve, bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon edhe preteksti më i dobët për barrikada dhe sulme të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.

“Në bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in, ne po punojmë për të adresuar situatën shpejt dhe në mënyrë paqësore”, shtoi ai.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net