Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar policin e Kosovës, i ci u plagos mbrëmë në veri.
Kurti thotë se polici Ekrem Neziri është operuar me sukses të plotë sot në QKUK.
Ai shkruan se Neziri e kishte vullnetin e fortë dhe shëndetin e mirë, duke shtuar se me zyrtarë të tillë mbahet shteti.
Ai ka paralajmëruar se kriminelët do të ndiqen dhe dënohen.
“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, shkruan kryeministri Albin Kurti.