Disidenti
Lajme

Ky është polici që u suspendua në Pejë, dyshohet se ndihmoi familjarin e tij të përfitojë para përmes shantazhit

0Shares

Një zyrtar policor është suspenduar nga detyra nën dyshimet se ka ndihmuar një person me të cilin ka lidhje familjare e që dyshohet se me anë të shantazhit ka përfituar mjete financiare mbi katër mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se polici i suspenduar është Xhevdet Isufi.

Isufi dyshohet se ka ndihmuar mikun e tij, B.D., 37-vjeçar, që për vite me radhë të përfitojë para me anë të shantazheve dhe kërcënimeve ndaj viktimës, me të cilën i dyshuari ishte në lidhje dashurie.

B.D., dyshohet se në këmbim të mospublikimit të fotografive dhe videove intime, detyronte gruan e cila jeton jashtë Kosovës t’i dërgojë para e t’ia paguajë të gjitha qejfet e tij. E gjithë këtë ai dyshohet se e kreu me ndihmën e dhëndrit të tij, Xhevdetit, i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe shërben në pikën kufitare në Kullë.

Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë gjatë ditës së djeshme kanë kryer bastisje në shtëpinë e 37-vjeçarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një shtëpizë të kompjuterit dhe dy telefona celularë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Shantazh’. Me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij pritet të dorëzohet kallëzim penal.

Sinjali pas pak do të publikojë të gjitha detajet lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net