Mësoni cila është fjala më e kërkuar këtë vit në Google – dhe jo vetëm kaq!
Si çdo vit, motori më popullor i kërkimit mes njerëzve në të gjithë botën – Google – ka ndarë me publikun renditjet e gjërave më të kërkuara gjatë vitit që po lemë pas që në një farë mënyre edhe e personifikojnë këtë vit – në një farë mënyre!
Si fillim, Google i ndau renditjet sipas kategorive.
Çuditërisht, në shumë prej këtyre listave fjalët kryesore janë dukshëm të kërkuara nga një publik indian – dhe kjo nuk duhet të vij si habi, pasi në vitin 2023, India do të kthehet në vendin nr. 1 më të populluar në botë, duke ja kaluar kështu Kinës.
Ja cilat ishin 10 fjalët më të kërkuara në Google gjatë vitit 2022:
1 – Wordle
Wordle është një lojë mjaft e njohur në internet që u jep lojtarëve gjashtë mundësi për të gjetur një fjalë me pesë shkronja çdo ditë. Megjithatë, wordle ka dhe një tjetër kuptim.
Wordle – është edhe termi që përdoret për të përshkruar konfigurime të tilla, të cilat, në bazë të një teksti me shumë fjalë, tregojnë vizualisht nga më e madhja – tek më të voglat, fjalët kryesore të përdorura gjatë të gjithë tekstit.
2- India vs. England (lojë futbolli)
3 – Ukraina
4 – Mbretëresha Elizabet
5 – India vs. SA
6 – Kupa Botërore
7- India vs. West Indies
8 – iPhone 14
9 – Jeffrey Dahmer
10 – Indian Premier League.
10 lajmet më të kërkuara gjatë vitit 2022:
1 – Ukraina
2 – Vdekja e Mbretëreshës Elizabet
3 – Rezultatet e zgjedhjeve
4 – Numrat e Lotarisë Powerball
5 – Monkeypox
6 – Uragani Ian
7 – Gjyqi i Johnny Depp
8 – Vrasja në shkollën e Teksasit
9 – Will Smith në Ceremoninë Oskar
10 – Ligji kundër abortit / Roe vs. Wade
10 njerëzit më të kërkuar në Google gjatë vitit 2022:
1 – Johnny Depp
2 – Will Smith
3 – Amber Heard
4 – Vladimir Putin
5 – Chris Rock
6 – Novak Djokovic
7 – Ana Sorokin
8 – Andrew Tate
9 – Rishi Sunak
10 – Simon Leviev.