Një moment i pazakontë është regjistruar në Samit.
Fotogafi Armand Babani ka shkrepur një moment pikant nga Samiti. Janë këpucët e një lideri Europian. Në një prononcim për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Babani ka zbuluar se bëhet flakë për këpucën e kryeministrit holandez Mark Rutte.
“Është dhe shaka në Europë, që holandezët janë edhe pak kurnac”, tha Babani.
Ai ka zbuluar në Report Tv edhe se kush kanë qenë personazhet që kamera i “ka dashur” më shumë dhe kë jo.
“Më i vështirë ishte presidenti serb, Vuçiç se ishte shumë i ngurtë, ndërsa të tjerët ishin shumë të relaksuar”, tha Babani.
” alt=”” aria-hidden=”true” />