Disidenti
Lajme

Ky është kosovari nga Peja që dyshohet se u vra në një burg në Serbi

0Shares

Një shqiptar me nënshtetësi norvegjeze ka vdekur në një burg në Serbi.

Peja në Fokus raporton se viktima është Artan Zymberaj nga Peja, ku siç raportojnë ata, ai është vrarë në burgun e Begoradit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme të Norvegjisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë është në dijeni për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Shërbimi i Jashtëm norvegjez i ka njoftuar të afërmit dhe ka ofruar ndihmë konsullore. Autoritetet lokale janë përgjegjëse për kushtet e burgjeve në Serbi, duke përfshirë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve. Çdo pyetje në lidhje me një hetim të mundshëm të rrethanave të vdekjes duhet t’u drejtohet autoriteteve serbe”.

Familjarët dyshojnë se vrasja ka ardhur sepse i ndjeri kishte tatuazh në trup figurën e Adem Jasharit, emblemën e UÇK-së si dhe Skëndërbeun./Indeksonline/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net