TikTok-u, ky aplikacion që mori vëmendjen e shumë njerëzve po kthehet edhe në një mundësi të mirë për të fituar shuma të mëdha parash. Videot e dueleve live po sjell fitime të majme. Kjo varësisht nga biseda që zhvillohen. Kryesisht dominojnë ato video ku ka sharje e fyerje ndaj njeri tjetrit. E këto fitime kapin vlerat e mijëra eurove brenda muajit. Shuma këto që po mundohen të fshihen nga përdoruesit sepse asnjë s’po e paguan shtetin.
Në Kosovë, shumë njerëz të rëndom janë bërë të famshëm përmes videove në Tik-Tok. Por edhe nga ata që janë figura publike. Shpesh herë ata vetë deklarojnë në video që fitojnë shuma të mëdha parash.
Për këto fitime, muaj më parë ishte aktivizuar Administrata Tatimore e Kosovës për t’iu kërkuar që të paguajnë tatim shtetit varësisht nga fitimet. Ky lajm alarmoi përdorueset.