Disidenti
Lajme

BE-ja bllokon importin e naftës nga Rusia – nga sot nën sanksione është edhe Serbia

0Shares

Një pako e sanksioneve të Bashkimit Evropian për importet e naftës ruse, e cila ishte miratuar në muajin qershor, ka hyrë në fuqi nga dita e sotshme.

Për shkak të këtij vendimi, Serbisë i ndalohet të importojë naftë ruse përmes tubacionit kroat Janaf.

Po ashtu, sot hyn në fuqi vendimi për kufizimin e çmimit të naftës ruse në 60 dollarë për fuçi. Kufiri i çmimit do të zbatohet për të gjithë naftën ruse të shitur në vendet e treta duke përdorur cisterna të BE-së dhe G7-së, kompanitë e tyre të sigurimit dhe institucionet financiare.

Moska ka thënë se nuk do të respektojë kufirin e çmimeve dhe se nëse është e nevojshme, do të ulë prodhimin. BE-ja dhe G7-ta do të rishikojnë kufirin e çmimeve çdo dy muaj.

Vendimi i BE-së për të kufizuar çmimet e naftës ruse ka nxitur reagime në Serbi. Sanksionet ndaj Rusisë, tashmë praktikisht janë transferuar në Serbi, pasi pas hyrjes në fuqi të tyre, ky vend nuk do të mund të importojë më naftë përmes gazsjellësit Janaf.

Vendimi për ndalimin e importit të naftës ruse në Serbi ka “zemëruar” presidentin Aleksandar Vuçiq, pasi disa vende të BE-së janë të përjashtuara nga ky ndalim. Ky vendim është dashur të zbatohet edhe për Serbinë, por, sipas Vuçiqit, Kroacia ka insistuar që ky vend mos të përjashtohet nga kjo ndalesë.

Ndalimi i importit të naftës ruse ishte bërë me dije qysh muaj më parë. Vuçiq pati deklaruar se për shkak të kësaj ndalese, Serbia do të humbasë rreth 600 milionë dollarë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net