Gazetari kosovar: Vrasësi dërgua në Emergjencë, Hamide Magashi u la në oborr pa asnjë intervenim
0Shares
Gazetari kosovar, Bujar Vitija ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur të mërkurën në oborrin e QKUK-së ku Hamide Magashi u vra nga ish-bashkëshorti i saj.
Dy ditë pas, Sokol Halili ka vrarë veten.
Vitija ka thënë se Sokol Halili u dërgua në emergjencë pasi e qëlloi veten me armë, ndërkohë Hamide Magashi që ishte në javën e fundit të shtatzënisë u la pa asnjë intervenim deri në konstatimin e vdekjes në orën 18 e 23 nga Urgjenca e Prishtinës.
Reagimi i plotë:
Vrasesi Sokol Halili u dergua ne Emergjencen e QKUK-se pasi qelloi veten me arme.
Ndersa Hamide Magashi mbeti e shtrire ne oborrin e spitalit bashke me foshnjen e saj pa asnje intervenim deri ne konstatimin e vdekjes se saj ne ora 18:23 nga Urgjenca e Prishtines.