Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Pamje: Ia mohoi dy penallti Kanadës, gjyqtari i njëjtë më herët pati bërë një skandal duke fishkëlluar në 85′ fundin e një ndeshje

Gjyqtari nga Zambwia, Janny Sikazwe, sot po ndan drejtësinë në ndeshjen mes Belgjikës dhe Kanadës.

Të gjithë tifozët e futbollit po ankohen në internet për dy penallti që ky gjyqtar nga Zambwia ua mohoi kanadezëve në pjesën e parë.

Mirëpo, i njëjti gjyqtar më herët kishte qenë protagonist i një skandali të rrallë. Ai gjatë Kupës së Afrikës që u zhvillua në fillim të këtij viti, fishkëlleu fundin e ndeshjes Tunizia – Mali kur kronometri shënonte minutën 85:07 pa dhënë kurrfarë shpjegimi.

Pastaj i njëjti bënte një prapakthim dhe pezullonte atë vendim, duke i urdhëruar lojtarët që të luanin sërish.

Sidoqoftë, sërish para kohës fishkëllente fundin e ndeshjes në të njëjtën sfidë, respektivisht në 89′ e 44 sekonda, pa dhënë asnjë minutë shtesë.

Tunizia ankohej tej mase për mënyrën se si ndahej drejtësia atë ditë. Ankesa të ngjashme pritet të kenë edhe kanadezët sot, që panë veten të penalizuar.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net