Uruguai ka zgjedhur një mënyrë spektakolare për të shpallur lojtarët e grumbulluar në Katar 2022. Një video në Tëitter tregon muzikën epike me trajnerin Diego Alonso, i cili me një hartë të vendit, tregon rajonet nga vijnë lojtarët. Imazhet më pas kalojnë te vendasit (fëmijë, punëtorë, gra që varin rrobat) duke treguar bluzat e lojtarëve të ndryshëm.
Uruguai ndodhet në grupin H të Katarit 2022. Mes 26 të grumbulluarve ka lojtarë që kanë bërë historinë e përfaqësueses me emra si Muslera, Gimenez, Godin, Caceres, Luis Suarez dhe Cavani.
[the_ad id='11273']

