Disidenti
Lajme

Kërkesat e vajzave të Deçanit edhe në muret e Suedisë, gazetarja suedeze mbështet këtë kauzë

0Shares

Në javën e katër të protestës së grave në Suedi që po zhvillohet kundër dhunës së burrave ndaj grave çdo të premte në Suedi , gazetarja suedeze Mirja Lakso ka shkruar në gjuhën angleze grafitet me po të njëjtat mbishkrime, të cilat këtë javë ishin shkruar në muret e qytetit të Deçanit, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mirja Lakso ka publikuar fotografitë e grafiteve, ku dhe ka vendosur të protestoj me po të njëjtat thirrje për barazi që janë përdorur në Komunën e Deçanit.

“Java e katërt e protestës së grave në Suedi. Ne po protestojmë kundër dhunës së burrave kundër nesh dhe sesi shoqëria dhe sistemi ynë i drejtësisë po mbrojnë abuzuesit dhe përdhunuesit në vend të viktimave. Këtë të premte vendosa të vë në pah mesazhet nga Deçani që ndodhet në Kosovë”, ka shkruar gazetarja.

Tutje ajo ka shtuar se për shumicën është dhuna dhe vrasjet ndaj grave ndodhin në Kosovë, mirëpo ajo se çka shumica nuk dijnë është se sa e zakonshme është që burrat vrasin gratë në Suedi.

“Çdo tre javë një burrë vret partneren ose ish-partneren e tij në Suedi”, ka shtuar tutje ajo.

“Kafja nuk është vetëm për burra”, “Edhe gratë e mira dalin në kafe”, “Baba i mirë t’çonë në shkollë”, “Ngacmuesit janë kriminel”, janë shkruar në gjuhën në muret dhe rrugët Suedisë, duke shtuar edhe emrin e qytetit të Deçanit dhe vitin 2021.

Për KultPlus Mirja Lasko ka treguar se thirrja “Baba i mirë t’çonë në shkollë”, është shkruar pikërisht në shkollën ku ajo ka vijuar mësimet. Kurse thirrja tjetër “Kafja nuk është vetëm për burra”, është shkruar jashtë kafenesë me të madhe dhe më të frekuentuar të qytetit ku ajo jeton.

Disa ditë më parë gazetarja kishte postuar se arsyeja se pse e kishte kuptuar për një nismë të tillë në qytetin e Deçanit është reagimi i gazetares Suada Qorraj kundrejt policisë së Kosovës sepse këta të fundit e kishin vizituar gazetaren në shtëpinë e saj vetëm për shpërndarjen e statusit ku tregohej për aksionin e zhvilluar/ KultPlus.com

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net