Konsumoni ose ngrini produktet e mishit të kuq brenda 3-5 ditëve nga blerja. Mishi i pulës i freskët, mishi i kuq i bluar dhe mishi shpendëve i bluar duhet të gatuhen ose të ngrihen brenda 1-2 ditëve nga blerja.
Gjithashtu gjatë këtyre ditëve të ruajtjes, temperatura e frigoriferit duhet të kontrollohet si dhe këto lloje të mishrave duhet të ruhen në kushte të duhura higjienike dhe të mos kenë kontakt me ushqime të tjera.