Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Lejimi i homoseksualëve gjatë Kupës së Botës? – Katari: Ne jemi të hapur dhe tolerantë

“Katari ka qenë gjithmonë një komb i hapur, tolerant dhe mikpritës”, janë këto fjalët e shpërndara në media nga organizatorët e Kupës së Botës, Katar 2022.

Teksa vazhdojnë më tej, ata pohojnë se gjithë tifozët që do të vizitojnë vendin gjatë turneut do të mund t’i “përjetojnë” ato.

Muajit e fundit ka pasur shumë polemika rreth Katarit, mbi të drejtat e njeriut dhe homoseksualët.

Photo: Google

Zëdhënësi i Kupës së Botës, Nasser Al-Khater deklaroi kohë më parë se “Kushdo që do të mbajë flamurin e ylberit në Botërorin e ardhshëm do të arrestohet për 7 ose 11 vjet”.

Më tej, ai kujtoi se Katari është një vend islamik dhe, për këtë arsye, “feja, besimet dhe kultura” e tij  duhet të respektohen.

Përveç kësaj, prej disa ditësh po qarkullon një poster me një sërë rregullash që lidhen me Botërorin 2022 në Katar.

Posteri mban titullin, i shkruar në arabisht dhe anglisht, “Katari ju mirëpret!”, i ndjekur nga një tekst që fton tifozët të respektojnë fenë dhe kulturën e qytetarëve të Katarit.

Në të caktoheshin sjelljet rreptësisht të ndaluara në Katar, ku përfshiheshin: ndalimi i konsumimit të alkoolit, ndalimi i homoseksualitetit, ose ndalimi për të luajtur muzikë me zë të lartë.

Megjithatë, organizatorët e turneut e hodhën poshtë pretendimin se posteri kishte dal prej tyre. Ata theksuan se në prag të fillimit të turneut do të nxjerrin “këshilla” dhe “udhëzime” për tifozët. Gjithashtu shtuan se tifozët duhet të mbështeten vetëm në “burime zyrtare”.

/Albanianpost.com

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net